Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini sërish i tregon kushtet për të ndalur sulmet në Ukrainë

Dmitry Peskov - zedhenes i Kremlinit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka ripërsëritur të mërkurën se kushtet e Rusisë për të ndaluar ofensivën ushtarake në Ukrainë janë të qarta.

Ai thotë se Ukraina duhet ta njohjë Krimenë s ruse dhe po ashtu të njohë pavarësinë e Donetzkut dhe Luhanskut, dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës të cilat Rusia i ka njohur si shtete të pavarura.

“Pozita jonë është e qartë. Krimea është rajon rus dhe duhet të njihet si de fakto ashtu edhe de jure”, ka thënë Peskov në konferencë për media, raporton CNN.

Ai ka shtuar se edhe Donetzku e Luhansku duhet të njihen si shtete të pavarura.

“Sa i përket republikave të DPR-së dhe LPR-së, ato janë shtete të pavarura dhe të njohura nga Federata Ruse. Kjo po ashtu duhet të njihet de fakto e de jure”, ka shtuar Peskov.

i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për ABC të martën, ka thënë se është i gatshëm të shqyrtojë diskutimet për statusin e Krimesë dhe po ashtu të Donetzkut e Luhanskut me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.