Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia vë kusht dorëzimin e Ukrainës për ndalje të luftës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ofensiva në Ukrainë do të përfundojë sapo Kievi të dorëzohet.

Ai u ka thënë autoriteteve ukrainase që ta urdhërojnë ushtrinë t’i dorëzojë armët.

“Ukraina mund të përfundojë gjithë këtë sot, duke dhënë urdhër që njësitë nacionaliste t’i dorëzojnë armët”, ka thënë ai, shkruan BBC-ja të martën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë vazhdimisht se trupat e vendit të tij nuk do të dorëzohen dhe se përfundimisht do të jenë fitimtare në luftë.

Artikuj të ngjashëm