Kremlini zyrtar tha se është i gatshëm t’i rifillojë negociatat për paqe, në rast se Ukraina pajtohet me “kushtet e paracaktuara”, raporton Reuters të enjten.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrey Rudenko, deklaroi se Kievi duhet ta rikonfirmojë statusin e tij jo-bërthamor si dhe ta njohë zyrtarisht “realitetin ekzistues territorial”.
Zyrtari rus shtoi se sipas kësaj qasjeje, Krimea e aneksuar nga Moska në vitin 2014 si dhe dy rajonet të vetëshpallura të pavarura në Ukrainën Lindore, nuk do të ishin nën përgjegjësinë e Kievit zyrtar.
Rusia po synon të mbajë edhe një referendum për bashkimin e rajonit ukrainas Kherson me Rusinë.
Referendumi thuhet se do të mbahet vjeshtën e sivjetme, derisa përpjekjet u konsideruan antikushtetuese “për të legjitimuar kontrollin mbi këtë rajon të pushtuar”.
-
Kremlini s’përjashton rinisjen e bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë
-
Kremlini: Ukraina të negociojë tani ose rrezikon më shumë territor
-
Kremlini: Jemi të pajtimit për të zhvilluar një rund të ri negociator me Ukrainën, por ka dallime
-
Rusia “gati” për bisedime, por kërkon njohjen e territoreve të pushtuara
-
Kur do t’i fillojë Ukraina bisedimet për paqe, sipas Putinit