Një kongresist në Peru ka marrë një grusht të befasishëm gjatë një konference për media pasi Kongresi votoi për shkarkimin e presidentit, Martin Vizcarra.
Kongresisti Ricardo Burga është njëri prej atyre që kanë votuar për hetimin e presidentit dhe është grushtuar nga një kalimtar teksa po fliste me gazetarët.
Shkarkimi i presidentit ka shtyrë Perunë në një krizë politike teksa po vazhdon rimëkëmbjen e ekonomisë që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
Të martën, i pari i Kongresit të Perusë, Manuel Merino, u betua si president i shtetit dhe ka premtuar se zgjedhjet do të organizohen në muajin prill.
Presidenti Vizcarra u shkarkua për akuzat për korrupsion.