Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jep dorëheqje edhe presidenti i përkohshëm i Perusë

Peruja ka mbetur pa lidership dhe është thelluar në krizë pasi ka dhënë dorëheqje edhe presidenti i përkohshëm, Manuel Merino.

Kongresi nuk ia ka dalë ta zgjedhë pasuesin e tij. Pas disa orësh negociata me dyert të mbyllura, liderët e Kongresit kanë dalë para mediave duke thënë se nuk kanë arritur të merren vesh për një emër të ri në krye të vendit.

Shteti i Amerikës Latine është zhytur në kaos politik një javë pas protestave që shtrënguan shkarkimin e presidentit Martin Vizcarra, i njohur në mesin e peruanëve për luftën kundër korrupsionit.

Duke përdorur një klauzolë ligjore të shekullit nëntëmbëdhjetë, ligjvënësit e kanë akuzuar për, siç kanë thënë, mungesë kapaciteti moral për ta drejtuar vendin.

Ai u akuzua se kishte marrë 630 mijë dollarë ryshfet në këmbim të dy kontratave të ndërtimit sa ishte guvernator i një krahine disa vite më parë.