Kompania private OceanGate ka dalë me komunikatë, duke thënë se pasagjerët e zhdukur me nëndetëse, kanë vdekur.
Në komunikatën e publikuar në BBC të enjten, kompania tha se ky është lajm jashtëzakonisht trishtues dhe i rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Besojmë se CEO ynë, Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Damish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë vdekur. Këta ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe pasioni të thellë, për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe me çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj periudhe të rëndë”, thuhet në komunikatë.
Kompania tha se e vlerëson angazhimin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar që punuan në gjetjen e kësaj nëndetëse.
Pesë persona kanë hyrë në një nëndetëse të dielën (18 qershor) me qëllime eksplorimi të anijes së Titanikut në Oqeanin Atlantik, por më pas kanë humbur kontaktin me bazën. Ata janë regjistruar të zhdukur të hënën, e ekipe të shumta kishin nisur kërkimet.
Ata kishin bombola të kufizuara oksigjeni, ndërsa mungesa e tij thuhet të jetë arsyeja e vdekjes.