(BBC) - Inxhinierët kanë arritur që të rikuperojnë pjesën tjetër të mbetjeve të nëndetëses Titan, e cila shpërtheu gjatë zhytjes dhe misionit të saj drejt Titanikut.
Së bashku me rrënojat e nëndetëses janë nxjerrë edhe mbetjet e supozuara njerëzore, ka bërë të ditur Roja Bregdetare e SHBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkimi për nëndetësen, në muajin qershor, tërhoqi vëmendjen e publikut derisa mbetjet e para u gjetën disa ditë më vonë.
Zyrtarët e Rojës Bregdetare kanë thënë se pjesët e anijes janë gjetur në fundin e detit javën e kaluar dhe janë dërguar në një port amerikan.
Gjatë zhytjes së nëndetëses Titan, të pesë pasagjerët në bord mbetën të vdekur. Në nëndetëse gjendeshin shefi ekzekutiv i OceanGate, Stockton Rush, biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Dawood, djali i tij Suleman, biznesmeni britanik Hamish Harding dhe Paul-Henry Nargeolet, një ish-zhytës i marinës franceze.
Një hetim ndërkombëtar për shpërthimin e nëndetëses po vazhdon, dhe roja bregdetare ka paralajmëruar se do të mbahet seancë dëgjimore publike mbi rastin.