Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën pesë persona në nëndetësen e zhdukur në Atlantik

Të paktën pesë persona janë brenda nëndetëses e cila teksa po i transportonte ata për të parë mbetjet e Titanikut në fund të Oqeanit Atlantik Verior, është zhdukur dhe nuk po gjendet pavarësisht operacionit masiv të kërkimit nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe ato kanadeze, raportoi të martën CNN-i.

Nëndetësja Titan ka qenë rrugës për në rrënojat e famshme në brigjet e St John’s, Newfoundland, në Kanada, kur humbi kontaktin me anijen e saj mbështetëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njerëzit që janë në bord kanë oksigjen të mjaftueshëm për tre deri në katër ditë.

Nëndetësja filloi zbritjen e saj dyorëshe drejt mbetjeve të dielën në mëngjes. Ajo humbi kontaktin me anijen mbështetëse “Polar Prince”, 1 orë e 45 minuta pas zbritjes së saj.

Në mesin e pesë personave që gjenden brenda nëndetëses është edhe një biznesmen britanik që vepron në Emiratet e Bashkuara Arabe, Hamish Harding.

Edhe biznesmeni pakistanez, Shahzada Daëood dhe djali i tij Sulaimani, ishin në bord, sipas një deklarate të lëshuar nga familja të martën.

Faqja e internetit “OceanGate” thotë se ekspeditat e saj, të cilat kushtojnë mbi 250 mijë dollarë, zakonisht përfshijnë një pilot, një ekspert të përmbajtjes dhe tre pasagjerë që paguajnë.

Mbetjet e Titanikut janë shumë më të thella, rreth 13,000 metra nën nivelin e detit.