Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më pak se 20 orë oksigjen u kanë mbetur pesë të zhdukurve në nëndetëse

Më pak se 20 orë oksigjen u kanë mbetur pesë personave që janë zhdukur me një nëndetëse, që ishte nisur drejt gjurmimit të mbetjeve të Titanikut në Oqeanin Paqësor.

BBC-ja raportoi se mërkurën se koha fikse është vështirë të caktohet për shkak të shumë rrethanave, por nga matjet thuhet se të zhdukurit kanë vetëm edhe 20 orë oksigjen apo më pak se një ditë.

Ndërsa, u bë e ditur se janë dëgjuar zhurma nënujore gjatë kërkimit masiv në një pjesë të largët të Oqeanit Atlantik, por që nuk është konfirmuar nëse zhurmat vinin nga nëndetësja.

Të zhdukur janë piloti Stockon Rush, një turist britanik dhe një baba e djali i tij, nga një familje pakistanez dhe një njohës i Titanikut.