Rreth 40 orë oksigjen ka mbetur në nëndetësen e zhdukur në Atlantik.
Kapiteni i rojave bregdetare, Jamie Frederick, ka thënë se ekipet po punojnë dhe po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta lokalizuar “Titanin” dhe pesë anëtarët e ekuipazhit që ishin në të.
“E dimë nga të dhënat që po përdorim nga minuta e nisjes që ishte 96 orë. Në këtë pikë, jemi diku 40, 41 orë”, ka thënë ai për oksigjenin e mbetur për të gjallët brenda.
Në një konferencë për media, Frederick ka shtuar se ky është një “operacion unik”.
Artikuj të ngjashëm