Kolera po përhapet në provincën Baluksitan në Pakistan pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e monsuneve që muajin e kaluar ndotën ujin.
Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, rrugë, ura dhe stacione energjetike në mbarë vendin. Në disa pjesë, fermerëve u janë shkatërruar fushat me drithëra. Qeveria lokale e Balukistanit ka konfirmuar se deri tani janë konfirmuar 45 viktima si pasojë e krizës së shkaktuar nga vërshimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë trembëdhjetë krahina është raportuar për përhapje të diarresë. Autoritetet po shpërndajnë tenda, ushqim dhe produkte të tjera të domosdoshme. Ekspertët thonë se ndryshimi klimatik është shkaktari kryesor i reshjeve të dendura, që nuk janë të zakonshme për këtë kohë në Pakistan.
Çdo vit, shumë qytete pakistaneze përballen me sfida të mëdha pas monsuneve, duke ngritur akuza në mesin e banorëve se Qeveria nuk po ia del të bëjë planifikime të duhura.