Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina njofton ndalesa të tjera ndaj entiteteve të SHBA-së

Kinë-SHBA

Foto: Associated Press

Pas vendosjes së tarifave prej 34% ndaj produkteve amerikane, Kina ka njoftuar se ka vendosur edhe ndalesa të tjera ndaj disa entiteteve të SHBA-së. 

Derisa masat e mëhershme ishin përgjigje direkte ndaj tarifave të SHBA-së, Kina ka njoftuar se masat tjera lidhen me shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe problemin me Tajvanit, ka raportuar BBC.

Kontrolle të eksportit

Kina ka shtuar 16 entitete të SHBA-së në listën e saj të “kontrollit të eksportit”, duke pretenduar se ata kanë “sjellje që mund të rrezikojnë interesat dhe sigurinë kombëtare të Kinës”. 

Kjo lëvizje ndalon eksportin e produkteve me përdorim të dyfishtë të këtyre entiteteve, gjegjësisht softwarerëve dhe teknologjisë që mund të përdoret për qëllime ushtarake dhe civile. 

Edhe Kina godet SHBA-në me sanksione dhe kufizime në eksportin e dronëve Botë Kina godet SHBA-në me sanksione dhe kufizime në eksportin e dronëve

Entitete jo të besueshme 

Pekini po ashtu ka njoftuar se ka vendosur edhe 11 entitete të tjera në listën e saj të “entitete jo të besueshme”, e cila e lejon të ndërmarrë veprime ndëshkuese.

Ministria e Tregtisë ka deklaruar se këto kompani kanë bashkëpunuar në “të ashtuquajturën bashkëpunim teknik dhe ushtarak me Tajvanin”. 

Po ashtu Kina ka suspenduar kualifikimet për eksport të gjashtë kompanive të SHBA-së, duke cituar shqetësime me sigurinë e ushqimit. 

Edhe Kina i kundërpërgjigjet Trumpit, vendos tarifa shtesë prej 34% ndaj produkteve amerikane Botë Kina i kundërpërgjigjet Trumpit, vendos tarifa shtesë prej 34% ndaj produkteve amerikane

Kina i ka vendosur edhe kontrolle të eksportit në shitje në shtatë minerale të rralla që  janë jetike në prodhimin e produkteve elektronike. 

Si dhe tarifa (që varrojnë nga 10% deri në 15%) në disa produkte amerikane të agrikulturës.

Lexo përditësimet tjera
SHBA-Kina

Kina i kundërpërgjigjet Trumpit, vendos tarifa shtesë prej 34% ndaj produkteve amerikane

Ministria e kineze e Financave ka njoftuar se do vendosë tarifa shtesë ndaj produkteve nga Shtetet...