Kina ka shprehur shqetësim për "ndërhyrjen me forcë" nga SHBA-ja të një anijeje mallrash me flamur iranian, ka thënë të hënën një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze, duke u kërkuar palëve përkatëse të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit në një mënyrë të përgjegjshme.
"Situata në Ngushticën e Hormuzit është e ndjeshme dhe e ndërlikuar", ka t hënë zëdhënësi Guo Jiakun gjatë një konference të rregullt për shtyp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPalët e përfshira duhet të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe "të krijojnë kushtet e nevojshme që tranziti normal përmes ngushticës të rifillojë", ka shtuar ai.
SHBA-ja ka thënë më parë se kishte qëlluar dhe sekuestruar një anije mallrash iraniane që u përpoq të shkelte bllokadën e porteve iraniane.
Ushtria e Iranit ka thënë se anija kishte udhëtuar nga Kina, dhe është zotuar për hakmarrje kundër asaj që e ka quajtur "pirateri e armatosur nga ushtria amerikane".
Pekini të hënën u ka bërë thirrje gjithashtu palëve përkatëse që "të vazhdojnë të ruajnë vrullin e armëpushimit dhe negociatave".
"Tani që është hapur një dritare për paqe, duhet të krijohen kushte të favorshme për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur", ka thënë Guo.