Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Irani ka paraqitur kërkesa të reja dhe drastike lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se një nga anijet e tyre ishte shënjestruar nga një raketë iraniane. 

Organi më i lartë vendimmarrës i Iranit, i njohur si Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet derisa Shtetet e Bashkuara të "korrigjojnë sjelljen e tyre", duke paraqitur kërkesa të reja që mund të ndryshojnë rrënjësisht bisedimet për një marrëveshje mbi menaxhimin e këtij kalimi ujor.

Transmetuesi shtetëror i Iranit ka publikuar deklaratën e sekretarit të këshillit, Mohammad Bagher Zolghadr, i cili është gjithashtu komandant në Gardën e fuqishme Revolucionare.

Në deklaratë thuhej se Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta kërcënojnë më kurrë Iranin dhe duhet t'i japin fund përgjithmonë luftës me Iranin dhe aleatët e tij të armatosur në rajon. SHBA-ja duhet të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe të tërheqë forcat e saj ushtarake nga zona. Ajo duhet ta "kompensojë plotësisht" Iranin për dëmet e luftës, të heqë sanksionet dhe të zhbllokojë asetet e ngrira "pa kushte".

SHBA-ja, e cila kishte kërkuar fillimisht një marrëveshje të pranueshme për ngushticën para se t'i jepte fund bllokadës, nuk ka dhënë ende ndonjë koment për këto kërkesa. 

Sipas marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar në qershor, një grafik për heqjen e sanksioneve dhe një plan për kompensimin do të ishin pjesë e marrëveshjes përfundimtare, ndërsa negociatat do të trajtonin çështjen e aseteve të ngrira.

Irani ka deklaruar se është pranë arritjes së një marrëveshjeje të veçantë me Omanin për menaxhimin e ngushticës, e cila shtrihet midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar më herët të shtunën se palët ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje për lundrimin. Megjithatë, rihapja e kalimit ujor varet nga kushte të tjera, ka thënë ai në deklarata të publikuara në rrjetet sociale, duke ia atribuar situatën asaj që ai e quajti shkelje nga ana e SHBA-së të marrëveshjes së përkohshme.

Omani, një vend arab i Gjirit që ka shërbyer si ndërmjetës dhe ka folur relativisht pak për bisedimet, ka deklaruar se diskutimet po vijonin "në një atmosferë pozitive dhe konstruktive" dhe ka dwnuar sulmet ndaj anijeve në ngushticë.

Irani ka vendosur një bllokadë faktike të ngushticës dhe kërkon të tarifojë përdoruesit për kalimin, duke sulmuar vazhdimisht anijet që akuzon se po përpiqen të shmangin rrugën e tij të preferuar.
SHBA-ja kundërshton çdo tarifë iraniane në ngushticë, ndonëse marrëveshja e qershorit i lejon

Teheranit të përcaktojë modalitetet për "administrimin e ardhshëm" të Hormuzit në bashkëpunim me Omanin, shtetin tjetër bregdetar

Afati 60-ditor për negociimin e një marrëveshjeje përfundimtare përfundon pas pak më shumë se një jave, por mund të zgjatet.

Irani thotë se po finalizon me Omanin rrugë të reja përmes Ngushticës së Hormuzit

1 muaj më parë / 9 gus 2026 13:12
Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë të dielën se negociatat me Omanin për krijimin e rrugëve të reja të lundrimit përmes ngushticës së Hormuzit janë në fazat e fundit.

Duke folur për gazetarët në Teheran, Araghchi ka shtuar se marrëveshja nuk do të thotë se ngushtica, e cila është jetike për furnizimet globale me naftë dhe gaz natyror, do të rihapet automatikisht.

“Një marrëveshje për rrugët e lundrimit mund të arrihet, por rihapja e ngushticës së Hormuzit varet nga përmbushja e një grupi të veçantë kushtesh dhe këto kushte po përcillen përmes ndërmjetësve”, ka deklaruar ai.

Araghchi ka thënë po ashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë “shkeljen” e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar në qershor, i cili synonte t’i jepte fund javëve të luftimeve dhe të mundësonte rihapjen e ngushticës, ndër të tjera.

Të shtunën, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka deklaruar se ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet derisa Shtetet e Bashkuara të “korrigjojnë sjelljen e tyre”, duke paraqitur kërkesa të reja që mund të ndryshojnë rrjedhën e negociatave për një marrëveshje për menaxhimin e kësaj rruge ujore.

Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta kërcënojnë më kurrë Iranin, thuhej në deklaratë, ndërsa Uashingtoni duhet t’i japë fund përgjithmonë luftës me Iranin dhe me aleatët e tij të armatosur në rajon.

SHBA-ja duhet të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe të tërheqë forcat e saj ushtarake nga zona. Gjithashtu, ajo duhet ta “dëmshpërblejë plotësisht” Iranin për dëmet e shkaktuara nga lufta, të heqë sanksionet dhe të “çlirojë pa kushte” asetet e ngrira, janë kërkesat e tjera të Iranit.