Ministria e Jashtme kineze ka kritikuar veprimet e NATO-s, duke thënë se aleanca vazhdimisht po krijon konfrontime dhe telashe.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Wang Wenbin ka deklaruar të premten se vendet duhet të shikojnë Kartën e OKB-së dhe "jo rregullat familjare të klikave apo grupeve të caktuara", raporton Sky News.
"Megjithatë, NATO është kapur prej kohësh pas konceptit të vjetër të sigurisë, është angazhuar në konfrontim blloku dhe është bërë një mjet për vendet individuale për të kërkuar hegjemoninë. NATO pretendon të jetë një organizatë mbrojtëse, por në realitet ajo vazhdimisht krijon konfrontime dhe telashe”, ka thënë Wenbin.
Kina ka refuzuar vazhdimisht të dënojë pushtimin e Rusisë, megjithëse ka bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës.
Ndërkohë, Rusia ka shpresuar të bashkohet me Kinën për të krijuar një front lindor.
-
Kina akuzon NATO-n për shkaktim të kaosit, i kërkon të qëndrojë larg Azisë
-
Përpara takimit të G20-s, Kina kritikon ashpër SHBA-në dhe NATO-n
-
NATO-ja kritikon politikat bërthamore të Rusisë dhe të Kinës
-
Rutte: Manovrat ushtarake të Kinës janë shqetësuese
-
Rutte: NATO duhet ta kthejë mendësinë si në kohë lufte