Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka deklaruar të hënën se bashkëpunimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk është i mundur për sa kohë që Uashingtoni vazhdon të mbështesë Izraelin.
Ai po ashtu ka thënë se bashkëpunimin e bën po ashtu të pamundur mbajtja e bazave ushtarake nga SHBA-ja dhe ndërhyrja në Lindjen e Mesme.
Komentet e Khameneit erdhën ndërsa administrata e presidentit Trump kërkon të rrisë presionin mbi Iranin.
"Amerikanët ndonjëherë thonë se do të donin të bashkëpunonin me Iranin. Bashkëpunimi me Iranin nuk është i mundur për sa kohë që SHBA-ja vazhdon të mbështesw regjimin e mallkuar sionist, mbajnë baza ushtarake dhe ndërhyjnë në rajon", ka thwnw Khamenei, sipas mediave shtetërore.
Trumpi ka deklaruar në tetor se SHBA-ja është e përgatitur, për të bërë një marrëveshje me Iranin kur Teherani të jetë gati ta bëjë këtë, duke thënë: "Dora e miqësisë dhe bashkëpunimit (me Iranin) është e hapur".
Të dy vendet kanë zhvilluar pesë runde bisedimesh bërthamore, përpara një lufte 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor, të cilës iu bashkua Uashingtoni duke goditur vendet kryesore bërthamore iraniane.
Bisedimet midis dy palëve janë përballur me pengesa të mëdha, siç është çështja e pasurimit të uraniumit në tokën iraniane, të cilën fuqitë perëndimore duan ta ulin në zero për të minimizuar çdo rrezik të armatimit, një plan që Teherani e ka refuzuar.