Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Udhëheqësit iranianë ende s’e kanë miratuar marrëveshjen me SHBA-në

Mojtaba Khamenei

Foto: Associated Press

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ende s’e kanë miratuar marrëveshjen e propozuar të paqes mes Teheranit dhe Uashingtonit, kanë thënë zyrtarë iranianë të dielën.

Një ose dy klauzola në marrëveshjen e propozuar të paqes mes SHBA-së dhe Iranit duhet të sqarohen sipas kënaqësisë së Iranit, përpara se memorandumi i mirëkuptimit t’i dërgohet Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe udhëheqësit suprem Mojtaba Khamenei për ratifikim, kanë thënë zyrtarët iranianë të dielën, duke shtuar se kjo u ishte komunikuar ndërmjetësuesve pakistanezë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të shtunën se një marrëveshje paqeje me Iranin “është gjerësisht e negociuar”, pas telefonatave me Pakistanin, aleatët e Gjirit dhe Izraelin.

Marrëveshja thuhet se i ofron Iranit lehtësim nga sanksionet dhe zhbllokimin e deri në 20 miliardë dollarëve asete të ngrira, në këmbim të rihapjes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani dhe pranimit për të negociuar mbi programin e tij bërthamor gjatë 60 ditëve të ardhshme, duke filluar nga 5 qershori në Pakistan.

Detajet e pikave të fundit të mosmarrëveshjes nuk janë bërë publike. Të paktën 12 miliardë dollarë nga asetet ndodhen në Katar.

Marrëveshja gjithashtu thuhet se kërkon që Irani dhe SHBA-ja, si dhe aleatët e tyre, të ndalin luftimet dhe që Izraeli të përfundojë ofensivën e tij në Liban.

Edhe Trumpi pret nënshkrimin e marrëveshjes të dielën, Irani më i rezervuar Botë Trumpi pret nënshkrimin e marrëveshjes të dielën, Irani më i rezervuar

Të shtunën, Trump ka folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, mbështetësin kryesor fillestar të luftës kur ajo nisi në shkurt, për t’u përpjekur ta siguronte atë lidhur me kushtet e armëpushimit.

Netanyahu është i shqetësuar për shtyrjen e çështjes bërthamore, por ka pak alternativa përveçse të pranojë vendimin e Trumpit për t’i dhënë fund një lufte jo popullore në aspektin e brendshëm, e cila po dëmton ekonominë botërore duke nxitur inflacionin dhe mungesa kritike furnizimi.

Lexo përditësimet tjera
Marco Rubio

Rubio thotë se "ka përparim të dukshëm" në bisedimet me Iranin

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar se është bërë "përparim i konsiderueshëm" në...