Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një fëmije që besohet të jetë i moshës 5-6 vjeç, trupi i të cilit është gjetur në një lumë në Gjermani më shumë se një vit më parë, raportoi të martën BBC-ja.
Trupi i fëmijës është zbuluar në maj të vitit 2022 në shtetin e Bavarisë.
Agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol, ka thënë se ka publikuar detaje të rastit me shpresën për të gjetur emrin e djalit dhe për të përcaktuar "rrethanat e dyshimta rreth vdekjes së tij".
"Dikush, diku di diçka për këtë djalë. Pavarësisht nëse ai ishte viktimë e trafikimit, rrëmbimit apo dhunës", ka thënë sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock, duke shtuar se janë të vendosur të hedhin dritë mbi vdekjen e tij.
Është hera e parë që Interpoli del publikisht me njoftim të zi, duke kërkuar informacion për një trup të paidentifikuar, për një fëmijë.
Njoftimet e zeza të lëshuara si pjesë e fushatës zakonisht qarkullojnë vetëm brenda rrjetit të forcave policore të Interpolit në të gjithë botën.
Edhe
Policia pranoi afro 200 informata për gratë e vrara të cilat nuk janë identifikuar
Në kuadër të njoftimit të zi, ata kanë publikuar një rikonstruksion të fytyrës së tij.
Interpoli ka thënë për BBC-në se është e pazakontë që trupi i një fëmije të mbetet i paidentifikuar për kaq shumë kohë.