Policia në tri shtete evropiane po kërkon ndihmë për identifikimin e 22 grave të vrara, emrat e të cilave ende mbesin mister, shkruan BBC.
Trupat u gjetën në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani mes viteve 1976 dhe 2019.
Një vrasje e pazgjidhur e një gruaje në Amsterdam, trupi i të cilës u gjet në një kosh me rrota në një lumë, nxiti lëvizjen e Interpolit.
Është hera e parë që grupi i policisë ndërkombëtare del publikisht me një listë dhe kërkon informata për trupat e paidentifikuar.
Të ashtuquajturat njoftime të zeza, të lëshuara si pjesë e fushatës “Operacioni më Identifiko Mua”, zakonisht qarkullojnë brenda rrjetit të forcave policore të Interpolit.
Edhe
Policia pranoi afro 200 informata për gratë e vrara të cilat nuk janë identifikuar
Gruaja e gjetur në kosh në Amsterdam në vitin 1999 kishte plagë arme në kokë dhe gjoks.
Detektivja mjekoligjore Carina van Leeuwen është përpjekur ta zgjidhë misterin, që kur iu bashkua ekipit në vitin 2005.
Policia holandeze tha se një rast zakonisht bëhet “i ftohtë” kur mbetet i hapur dhe i pazgjidhur pas tre vjetëve.
Pasi kishte shterur të gjitha përpjekjet, ajo dhe një koleg kontaktuan policinë në Gjermani e Belgjikë dhe mësuam për shumë raste tjera të mundshme vrasjesh ku viktimat ishin gra dhe nuk ishin identifikuar.
Edhe
Varre pa emra
Të tri vendet përpiluan një listë me trupat e 22 grave që po përpiqeshin t’i zgjidhnin vrasjet dhe kërkuan nga Interpoli të publikohen detajet. Policia belge paraqiti shtatë raste, Gjermania gjashtë dhe Holanda nëntë.
Shumica e viktimave ishin të moshës nga 15 deri 30 vjet. Pa i ditur emrat dhe po ashtu vrasësin, policia thotë se është e vështirë të përcaktohen rrethanat e sakta të vdekjes së tyre.