Një grua, trupi i së cilës u gjet në Spanjë më shumë se 20 vjet më parë, është identifikuar përmes një fushate ndërkombëtare policore, shkruan BBC.
Gruaja u identifikua të enjten si shtetasja 31-vjeçare ruse Liudmila Zavada.
Është personi i tretë që identifikohet përmes kësaj iniciative. Operacioni “Identifiko Me” u lansua nga policia në vitin 2023 në një përpjekje për të gjetur emrat e grave që ishin vrarë ose kishin vdekur në rrethana të dyshimta ose të pashpjegueshme në Evropë.
Rasti i parë ishte një grua britanike e vrarë në Belgjikë, familja e së cilës e identifikoi atë pasi pa një fotografi të tatuazhit të saj në një raport të BBC.
Trupi i Zavadas u gjet në korrik të vitit 2005 pranë një rruge në provincën e Barcelonës në Spanjën verilindore.
Policia nuk arriti ta identifikonte, duke e quajtur vetëm si “gruaja e veshur rozë”. Shkaku i vdekjes ishte “i dyshimtë”.
-
Policia evropiane rihap hetimet për 46 raste të vdekjeve të grave
-
Gjendet shëndosh e mirë britanikja që u zhduk para 52 vjetësh
-
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, Policia nis hetimet
-
Detaje nga gërmimet në Zubin-Potok: Pritet të nisë identifikimi përmes analizave të ADN-së
-
Vdes një grua në Gjermani pasi u ther me thikë në një stacion hekurudhor