Policia ka pasur mbi 200 informata në lidhje me 22 gra të vrara në Holandë, Belgjikë e Gjermani, që mbesin ende të paidentifikuara, raporton BBC.
Informatat kanë ardhur vetëm një javë pasi tri shtetet kanë nisur një kampanjë me ndihmën e Interpolit për të gjetur emrat e 22 grave, trupat e të cilave u zbuluan mes viteve 1976 dhe 2019.
Është hera e parë që Interpoli ka dal publikisht me një listë duke kërkuar informata për trupat e paidentifikuar.
“Informatat që po marrim na japin shpresë për disa raste. Çdo informatë mund të bëjë dallimin”, ka thënë zyrtari i Policisë së Holandës, Martin de Wit.
Policia ka thënë se deri 122 informata të frytshme ka marrë për rastet në Gjermani, 55 për rastet në Belgjikë e 51 për ato në Holandë.
Edhe
Policia evropiane kërkon ndihmë për identifikimin e 22 grave të vrara
Informatat përfshijnë edhe emrat e mundshëm të viktimave, dhe po ashtu informata në lidhje me veshjet dhe stolitë që kishin gratë.