Policia në Malin e Zi po kontrollon në objektin e Kuvendit Komunal të Podgoricës, nëse ka ndonjë mjet shpërthyes, ndërsa në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet e emergjencës mjekësores dhe mbrojtjes e shpëtimit, raporton “Vijesti”.
Sipas të njëjtave informata, një punonjës i sigurimit në ndërtesë rreth orës 19:00 ka gjetur një shënim me mesazhin se “do të hidheshin në erë”.
Objekti po evakuohet dhe po bëhet kontrollimi.
Në mbrëmjen e sotme në një nga sallat e Kuvendit të kryeqyttit të malit të Zi është mbajtur mbledhja e Komitetit Bashkiak të Partisë Socialdemokrate (DPS), ku ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie dhe kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
DPS-ja ka thënë jozyrtarisht për “Vijesti” se takimi ka përfunduar para se policia të informohej për dyshimet për bombë.
-
Protesta në Mal të Zi, kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja
-
Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë
-
Mali i Zi i dëbon 87 serbë nga Tivati, i cilëson rrezik për sigurinë
-
Loshi: Dikush në anglisht tha se bomba është vendosur në Kuvend e se do shpërthejë për 10 minuta
-
Evakuohet ndërtesa e Kuvendit pas kërcënimit me bombë