Të paktën katër persona kanë vdekur gjatë protestave për koston e energjisë elektrike në një qytet të Afrikës së Jugut, kanë njoftuar zyrtarët e policisë, shkroi të martën “Al Jazeera”.
Të hënën, banorët e shqetësuar nga kostoja e lartë e shërbimeve bazë barrikaduan rrugët me goma të djegura dhe i vunë flakën një ndërtese komunale në qytezën Thembisa, në verilindje të qendrës financiare, Johanesburg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet kanë thënë se dy persona janë vrarë në të shtënat e dyshuara të policisë kur filluan protestat në mëngjes.
Ndërsa, gjatë pasdites është bërë e ditur se edhe dy trupa tjerë janë gjetur në hyrje të ndërtesës së djegur.
Policia ende nuk ka konfirmuar se çfarë e shkaktoi vdekjen, derisa hetimet janë duke u zhvilluar.
Situata në këtë vend është përkeqësuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga ndërprerjet në furnizimin me grurë, derisa pushtimi rus i Ukrainës është duke vazhduar.