Një rrjedhje e gazit të oksidit të nitratit në Afrikën e Jugut dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e 16 personave. Sipas zyrtarëve lokalë në mesin e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.
Ata dyshohet se kanë vdekur nga thithja e gazit. Ngjarja ka ndodhur në Boksburg, në lindje të Johanesburgut.
Rrjedhja e oksidit të nitratit që ka ndodhur të mërkurën, dyshohet se lidhet me minierat e arit që në atë zonë operojnë në mënyrë të jashtëligjshme.
Oksidi i nitratit përdoret nga minatorët për të nxjerrë arin nga minierat. Viktimat u gjetën në një rreze prej 100 metrave nga vendi i ngjarjes.
Sipas zyrtarëve lokalë të shërbimit të urgjencës askush nuk është dërguar në spital. Ata dyshojnë se mund të gjenden edhe trupa të tjerë të vdekur.
Kjo tragjedi vjen vetëm gjashtë muaj pas shpërthimit të një cisterne gazi që ndodhi në prag të Krishtlindjeve, nga i cili vdiqën 41 persona. / BBC
-
Të paktën tetë të vdekur nga një shpërthim në Afrikë
-
Mbi 100 të vdekur pasi një cisternë benzine shpërtheu në Nigeri
-
Dhjetëra të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg
-
Katër të vdekur në protestat për kostot e larta të energjisë në Afrikën e Jugut
-
Të paktën 13 të vdekur nga një shpërthim në Katar