Së paku 52 njerëz kanë vdekur nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.
Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se 43 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit.
Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi, tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet.
Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë./ rel
Artikuj të ngjashëm
-
9 të vdekur nga një sulm i armatosur në një lokal në Afrikën e Jugut
-
Zjarr në një ndërtesë në Dusseldorf, tre të vdekur e shumë të lënduar
-
Pesë të vdekur dhe dhjetëra të ngujuar pas shembjes së një ndërtese në Afrikën e Jugut
-
Arrin në 46 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë në Bangladesh
-
Të paktën 43 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Bangladesh