Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në një plazh të Mallorcas, raportoi të enjten “The Guardian”.
Sipas raportimeve, ndërtesa dykatëshe, Medusa Beach Club, është shembur në Palma de Mallorca.
Disa persona besohet se janë bllokuar si pasojë e shembjes që ndodhi rreth orës 20:30.
Nuk është bërë e ditur nëse të vdekurit apo të plagosurit janë punonjës restoranti apo pushues.
Shkaku i saktë i dështimit strukturor aktualisht është i panjohur dhe është nën hetim.
Kryetari lokal, Jaime Martínez dhe nënkryetari i bashkisë, Javier Bonet, kanë mbërritur në vendngjarje për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura.
-
Pesha e tepërt mund të ketë shkaktuar shembjen e ndërtesës në Mallorca, thonë zyrtarët
-
Të paktën 22 të vdekur nga shembja e ndërtesave katërkatëshe në Marok
-
Katër të vdekur nga shembja e ndërtesës në qendër të Madridit
-
Shembet çatia e një diskoteke në Republikën Dominikane, 15 të vdekur
-
Katër të vdekur nga zjarri që kaploi bllokun e ndërtesës në Spanjë