Podgoricë, 22 shkurt – Policia në Podgoricë ka identifikuar Dalibor Jaukoviqin (43) autor të hedhjes së bombës në Ambasadën amerikane në kryeqytetin malazias, i cili u vetëvra gjatë shpërthimit të dytë, raporton gazeta “Vijesti”, transmeton Koha.net.
Jaukoviq jetonte në Podgoricë, ndërsa ishte i lindur në Kralevë të Serbisë.
Ai ishte dekoruar me Medaljen për Merita në fushën e mbrojtjes e të sigurisë së Republikës Federative të Jugosllavisë më 1999.
Ai ishte dekoruar për “angazhim të jashtëzakonshëm në kryerjen e e detyrave dhe zbatimin e detyrave për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut”, shkruan kjo gazetë.
Shpërthimi, për të cilin Policia e Malit të Zi dyshon se është përgjegjës Jaukoviq, ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme.
Edhe
Bombahedhësi në Ambasadën e SHBA në Podgoricë, njëri nga 14 mijë të dekoruarit e Millosheviqit për luftën në Kosovë
Ende nuk flitet për motivet e këtij akti terrorist.
{gallery}