Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Janez Jansha humb zgjedhjet në Slloveni, fiton bindshëm Lëvizja për Liri

Kryeministri populist i Sllovenisë Janez Jansha duket se po humb zgjedhjet kombëtare të dielën pasi partia ambientaliste “Lëvizja për liri” fitoi më shumë vota se partia e tij SDS, sipas një sondazhi exit.

Zgjedhjet pritej të ishin të ngushta, por exit poll nga Instituti Mediana tregoi se “Lëvizja për Liri” kryeson me 35.8% të votave, shumë më tepër se sa pritej, ndërsa SDS ka siguruar 22.5% të votave.

Kjo do t'i jepte Lëvizjes për Liri 42 vende në parlamentin me 88 vende dhe SDS-së 26 vende, shkruan Reuters.

Cilado parti që fiton do të duhet të sigurojë partnerë koalicioni për të formuar një qeveri të re.

Jansha, i cili kishte shpresuar të fitonte një mandat të katërt në detyrë, është përplasur me Brukselin për lirinë e medias dhe kundërshtarët e akuzojnë atë për minimin e standardeve demokratike, akuza që ai i mohon.

Edhe Sllovenia gati për bisedime koalicioni pas zgjedhjeve me rezultat të ngushtë Botë 3 muaj më parë Sllovenia gati për bisedime koalicioni pas zgjedhjeve me rezultat të ngushtë

Pjesëmarrja në votim, në të cilën rreth 1.7 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin, ishte 49.3% deri në orën 16:00, tha komisioni zgjedhor.

Analistët, megjithatë, prisnin se do të ishte afër 70% deri në fund të votimit, shumë mbi mesataren kombëtare.