Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nuk pritet të ketë fitues të qartë në zgjedhjet sllovene

Kryeministri slloven, Janez Jansha, ka votuar të dielën në zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet pritet të jenë garë e ngushtë ndërmjet partisë populiste djathtiste në pushtet të Janshës dhe opozitës së liberalëve dhe të gjelbërve në shtetin e polarizuar të Bashkimit Evropian.

Rreth 1.7 milion sllovenë me të drejtë vote do të zgjedhin në mesin e partive të shumta që garojnë për legjislaturën me 90 mandate. Jansha e ka përshkruar ditën e zgjedhjeve si të rëndësishme për vendin, duke shtuar se rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë se si do të zhvillohet Sllovenia në dekadën e ardhshme. Partive Demokratike konservative në pushtet dhe Lëvizja e Lirisë, e porsaformuar, prijnë në anketime.

Megjithatë, anketimet kanë sugjeruar se nuk do të ketë fitues të qartë në zgjedhje dhe se do të duhet krijimi i koalicionit do të jetë i domosdoshëm për të qeverisur vendin. Pritjet janë që të ketë marrëveshje prej së tri ose katër partive për të zgjedhur ekzekutivin e ri. Jansha është zgjedhur para dy vjetësh kryeministër pasi kishte dhënë dorëheqje nga mandati paraprak. Adhurues i ish-presidentit Donald Trump, Jansha ka thelluar politika djathtiste në vend prej fillimit të pandemisë.