Grupi i mbështetur nga Irani, Houthi, ka thënë të shtunën se një sulm ajror nga Izraeli e ka vrarë kryeministrin e qeverisë së kontrolluar nga rebelët në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.
Ahmed al-Rahawi u vra të enjten nga një sulm në Sanaa, krahas një numri të ministrave, sipas komunikatës së këtij grupi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria e Izraelit ndërkaq ka thënë të enjten se “sulmi qe i saktë në një cak të regjimit terrorist të Houthive në Sanaa”.
Al-Rahawi, që ka shërbyer si kryeministër i kësaj qeverie që nga muaji gusht 2024, ishte cak krahas anëtarëve të tjerë të qeverisë së kontrolluar të Houthive gjatë një punëtorie të mbajtur nga qeveria, për performancën e vitit të kaluar, sipas komunikatës.
Houthi në vazhdimësi ka lëshuar raketa ndaj Izraelit përgjatë luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Gaza.
Grupi ka thënë se po e sulmon Izraelin në solidaritet me palestinezët.