Ushtria izraelite ka bastisur një kamp refugjatësh në Nablus në Rripin e Gazës, duke vrarë dy palestinezë. Autoritetet palestineze kanë bërë të ditur se dy vrarët ishin të moshave 32 dhe 19-vjeçare.
Ndërkaq, tre palestinezë të tjerë janë plagosur në bastisjet që kanë zgjatur gjatë tërë së shtunës. Ushtria izraelite ka njoftuar se bastisjet po zhvillohen në kërkim të militantëve të dyshuar në territorin palestinez.
Banorët kanë thënë se forcat izraelite kanë sulmuar me raketa për të rrethuar vendin ku dyshohej se po qëndronin militantët. Ndërkaq, luftimet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë kanë vazhduar për ditën e pestë me radhë. Grupi i militantëve të Xhihadit Islamik kanë lansuar mijëra raketa ndërkaq ushtria izraelite ka bombarduar disa pjesë të Rripit të Gazës.
-
Izraeli sulmon sërish Rripin e Gazës gjatë natës
-
Mbi 80 të vrarë në Gazë teksa ofensiva izraelite vazhdon të zgjerohet
-
Izraeli intensifikon sulmet, nuk ndalen vrasjet e palestinezëve
-
Të paktën 10 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Sulmet izraelite vrasin të paktën 21 palestinezë në Rripin e Gazës