Ali Shamkhani, një figurë e lartë ushtarake dhe politike e Iranit, i cili u shpall i vdekur nga Izraeli javën e kaluar, është lajmëruar përmes një mesazhi duke thënë se është gjallë.
“Jam gjallë dhe i gatshëm ta sakrifikoj veten”, ka shkruar në mesazh Shamkhani drejtuar liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fitorja është afër. Emri i Iranit do të shkëlqejë në histori si gjithmonë”, ka thënë tutje ai në mesazh ndërsa është publikuar nga mediat iraniane.
Shamkhani, këshilltar i afërt i Khameneit, u raportua i vdekur nga Izraeli dhe mediat iraniane pas sulmeve të 13 qershorit.
Ndërkohë të premten, mediat kanë raportuar se Shamkhani ka qenë i lënduar rëndë dhe në spital, por që tash është në gjendje stabile.
Shamkhani ka shërbyer si zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare të Iranit dhe ka mbajtur poste të larta në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
I njohur mirë në rrethin e politikës së jashtme në Washington e Evropë, së fundmi ai ka shërbyer si këshilltar kyç për bisedimet aktuale të programit bërthamor me SHBA-në.