Ushtria e Izraelit ka thënë se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm ajror në veri të Gazës, raporton “BBC”.
IDF-ja ka thënë se Mahmoud al-Mabhouh drejtonte njësitin e dronëve të Hamasit dhe kishte qenë përgjegjës për disa sulme me dronë në territorin izraelit. Hamasi ende nuk ka komentuar lidhur me këtë.
Po ashtu Izraeli ka pretenduar se ka vrarë mbi 50 “terroristë” në zonën në afërsi të kampit të refugjatëve Jabalia në Gaza “në luftë të afërt e po ashtu sulme ajrore”.
Të martën, Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se Izraeli ka vrarë 42,344 persona në Gaza që nga 7 tetori.
SHBA-ja të martën i ka dhënë Izraelit 30 ditë kohë që ta rrisë qasjen e ndihmave humanitare në Gaza përndryshe do t’ia ndërpresë disa prej ndihmave ushtarake amerikane.
-
Izraeli thotë se kreu i ri i krahut ushtarak të Hamasit është vrarë në sulmet ajrore të martën
-
Izraeli vret një tjetër komandant të lartë të Hamasit
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin
-
Sulmet izraelite në Gaza lënë të vdekur një familje 6-anëtarëshe dhe zëdhënësin e Hamasit
-
Sulme të reja mbi Gazë, të paktën 13 të vdekur