Grupet ndërkombëtare të ndihmave kanë thënë se Izraeli ka dështuar t’i përmbushë disa nga kërkesat amerikane, që synonin ta lehtësonin krizën humanitare në Gaza deri martën, raporton Reuters.
SHBA-ja i ka thënë aleatit të saj, Izraelit më 13 tetor se duhet të ndërmarrë hapa për ta përmirësuar situatën e ndihmave. Nëse jo, mund të përballet me kufizime potenciale në ndihmat ushtarake të SHBA-së.
“Izraeli jo vetëm se ka dështuar ta përmbushë kriterin amerikan për mbështetje ndaj përgjigjes humanitare, por njëkohësisht ndërmori veprime që e përkeqësuan në mënyrë dramatike situatën në terren, veçanërisht në Gazën Veriore”, tha një grup prej tetë grupesh ndihme përfshirë Oxfam, Save the Children dhe Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, në raportin prej 19 faqesh.
Për më shumë se një muaj, forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet në Gazën veriore, duke rrethuar spitalet dhe strehimoret, si dhe duke krijuar valë të reja të zhvendosjes, në operacionin që thonë se është dizajnuar për ta parandaluar rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit.
Të premten, ekspertët e sigurisë globale të ushqimit kanë lëshuar paralajmërim të rrallë për kequshqyerjen akute në Gazën veriore, nëse nuk ndërmerren hapa të menjëhershëm për ta lehtësuar situatën.
Izraeli ka thënë të hënën se i ka përmbushur shumicën e kërkesave amerikane. Disa gjëra mbeten të diskutohen dhe prekin çështje siguria, ka thënë një zyrtar izraelit.
Edhe
Grupet humanitare i kërkojnë Netanyahut të mos i përdor ndihmat për qëllime lufte
Masat e tjera, duke e përfshirë hapjen e një kalimi të ri në Gaza, janë zbatuar. Ushtria izraelite tha të martën se qindra pako me ushqim dhe ujë ishin dërguar në pjesë të Gazës veriore gjatë një operacioni të koordinuar.
Washingtoni nuk ka komentuar ende nëse kërkesat e veta janë përmbushur. Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit tha se Izraeli ka marrë disa masa për ta rritur qasjen e ndihmës në Gaza, por deri më tani nuk ka arritur ta kthente situatën humanitare.
-
Fondacioni i ndihmave i mbështetur nga SHBA-ja në Gazë vonohet të rihapet
-
Fondacioni amerikan nis operimin me ndihma në Gaza, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare
-
OKB-ja dënon planin izraelit për të mbyllur sistemin e ndihmave në Gaza
-
Shefat e OKB-së: Bota të veprojë tani për të ndihmuar palestinezët