Krerët e gjashtë agjencive të Kombeve të Bashkuara u kanë bërë apel liderëve botërore që të veprojnë me urgjencë për të siguruar që ushqimi dhe furnizimet të shkojnë te palestinezët në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar dërgesat për më shumë se një muaj.
Në deklaratë të përbashkët thuhet se palestinezët janë “të bllokuar, bombarduar dhe po lihen të vdesin urie sërish” me furnizimet “që po grumbullohen” në pikëkalime.
Izraeli ka bllokuar hyrjen e furnizimeve, përfshirë ndihmat humanitare, që nga 2 marsi, pasi kaloi faza e parë e armëpushimit, raportoi BBC.
Izraeli ka thënë se ka mjaftueshëm ushqim në Gaza “për një periudhë të gjatë”, por agjencitë kanë theksuar se kjo nuk është e vërtetë.
Deklarata u nënshkrua nga krerët e Zyrës së OKB-së për Koordinim për Çështje Humanitare, Agjencia për Fëmijë, Zyra për Shërbime në Projekte, Programi Botëror për Ushqim dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
-
OBSH: Situata me ndihmat në Gazë mbetet katastrofike
-
Izraeli sërish vret palestinezë afër pikave për shpërndarje ndihmash
-
Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
-
34 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Izraeli: Do t’i lejojmë vendet e huaja të hedhin ndihma nga ajri në Gazë