Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën fillimin e operacioneve të reja tokësore "të gjera" në Rripin e Gazës.
Deklarata erdhi një ditë pasi Izraeli nisi një ofensivë të re në territorin palestinez prej më shumë se 2 milionë banorësh në përpjekjen e tij të fundit për të ushtruar presion ndaj Hamasit për të rënë dakord për një marrëveshje të re armëpushimi, sipas kushteve të tij, raporton AP.
Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë se ka vrarë dhjetëra luftëtarë dhe ka goditur më shumë se 670 objektiva në sulmet paraprake gjatë javës së kaluar.
Ndërkaq, pnonjësit shëndetësorë në Gazë kanë thënë se qindra njerëz janë vrarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli fillon ofensivën e re ushtarake në Gaza, pas sulmeve që vranë rreth 100 persona
-
Ushtria izraelite fillon operacion të kufizuar tokësor në Gaza
-
Të paktën 17 të vdekur në Gazë nga një sulm izraelit
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin
-
Shpërthime të tjera të fuqishme në Gazë