Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një plan për të ndarë 13 vendbanime hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, nga komunitetet e tyre fqinje, ka bërë të ditur të dielën ministri i Financave, Bezalel Smotrich.
Vendbanimet do të njihen përfundimisht si të pavarura, ka shkruar ai në X në lidhje me lëvizjen, e cila pason miratimin e dhjetëra mijëra njësive të banimit në të gjithë Bregun Perëndimor, raporton Reuters.
"Ne vazhdojmë të udhëheqim një revolucion të normalizimit dhe rregullimit në vendbanimet. Në vend që të fshihemi dhe të kërkojmë falje, ne ngremë flamurin, ndërtojmë dhe vendosemi. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt sovranitetit aktual në Jude dhe Samari”, ka thënë Smotrich, duke përdorur termin e Izraelit për Bregun Perëndimor.
Kundërshtimi i Izraelit për dhënien e kontrollit të Bregut Perëndimor është thelluar nga frika e një përsëritjeje të sulmit të 7 tetorit 2023 nga militantët e udhëhequr nga Hamasi. Ushtria e saj thotë se po kryen operacione kundër terrorizmit në Bregun Perëndimor dhe po synon militantët e dyshuar.
Ministria e Jashtme palestineze ka kritikuar miratimin e ndarjes së lagjeve dhe njohjen e tyre si vendbanime të pavarura si shpërfillje të legjitimitetit dhe rezolutave ndërkombëtare.
Hamasi, grupi militant palestinez që qeveris Gazën, ka dënuar lëvizjen në Bregun Perëndimor, duke e përshkruar atë si një "përpjekje të dëshpëruar për të imponuar realitete në terren dhe për të konsoliduar pushtimin kolonial në tokat palestineze".
Edhe
Izraeli miraton 19 vendbanime të reja hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar
Rreth 700,000 kolonë izraelitë jetojnë në mesin e 2.7 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor, tokë e pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 gjatë luftës gjashtë-ditore. Shumica e vendeve i konsiderojnë vendbanimet e Izraelit në territorin e pushtuar në luftë si të paligjshme. Izraeli e kundërshton këtë, duke përmendur lidhjet historike dhe biblike me tokën.
Smotrich, kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Sionizmi Fetar” dhe një partner kyç në koalicionin qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka bërë thirrje për vite të tëra për sovranitetin izraelit në Bregun Perëndimor.
-
Izraeli paraqet planin për vendbanimet e reja ilegale në Gaza dhe në Bregun Perëndimor
-
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton masa për ta forcuar kontrollin mbi Bregun Perëndimor
-
14 vende dënojnë Izraelin për miratimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
-
Izraeli miraton projektin e vendbanimeve që mund të ndajë Bregun Perëndimor