Kabineti i Izraelit ka miratuar një propozim për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka bërë të ditur të dielën ministri i Financave i ekstremit të djathtë.
Vendbanimet përfshijnë dy që u evakuuan më parë gjatë një plani të shkëputjes së vitit 2005, sipas ministrit të Financave, Betzalel Smotrich, i cili ka shtyrë përpara një agjendë zgjerimi të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vendbanimeve të reja gjatë dy vjetëve të fundit në 69, ka shkruar Smotrich në X.
Miratimi rrit numrin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor me gati 50% gjatë mandatit të qeverisë aktuale, nga 141 në vitin 2022 në 210 pas miratimit aktual, sipas Peace Noë, një grup mbikëqyrës kundër vendbanimeve. Vendbanimet konsiderohen gjerësisht të paligjshme sipas të dretës ndërkombëtare.
Miratimi vjen ndërsa SHBA-ja po i shtynë Izraelin dhe Hamasin të ecin përpara me fazën e re të armëpushimit në Gazë, i cili ka hyrë në fuqi më 10 tetor. Plani i ndërmjetësuar nga SHBA-ja kërkon një "rrugë" të mundshme drejt një shteti palestinez, diçka që vendbanimet synojnë ta parandalojnë.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin lindor dhe Gazën — zona të pretenduara nga palestinezët për një shtet të ardhshëm, në luftën e vitit 1967. Ai ka vendosur mbi 500,000 hebrenj në Bregun Perëndimor, përveç mbi 200,000 të tjerëve në Jerusalemin lindor të kontestuar.
Qeveria e Izraelit dominohet nga mbështetësit e ekstremit të djathtë të lëvizjes së kolonëve, përfshirë Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, i cili mbikëqyr forcën policore të vendit.
Zgjerimi i kolonëve është përkeqësuar nga një rritje e sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor në muajt e fundit.