Hamasi ka dorëzuar ato që thotë se janë trupat e katër pengjeve izraelite nga Gaza, në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.
Izraeli po teston mostrat e ADN-së për të konfirmuar se ato janë eshtrat e Shlomo Mansour, 86, Ohad Yahalomi, 50, Tsachi Idan, 50 vjeç dhe Itzik Elgarat, 69 vjeç, të cilët të gjithë u morën nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit 2023, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHerët të enjten, Izraeli filloi të lirojë më shumë se 600 të burgosur palestinezë, me dhjetëra të kthyer në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gaza, ku u pritën nga turma ngazëllyese.
Ky shënon shkëmbimin përfundimtar te fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të përfundojë të shtunën.
Izraeli ende nuk ka konfirmuar rezultatet e testeve të ADN-së të kryera në katër trupat e kthyer si pjesë e shkëmbimit.
Testet fillestare pritej të ndodhnin pranë kufirit Izrael-Gaza dhe mediat izraelite më vonë raportuan se ata u transportuan në një laborator të mjekësisë ligjore në Tel Aviv.
Vendimi ka ardhur pasi trupi i një gruaje palestineze nga Gaza i është dorëzuar Izraelit nga Hamasi në vend të trupit të izraeles Shiri Bibas të enjten e kaluar, duke shkaktuar zemërim në Izrael. Hamasi ka thënë se kishte bërë gabimisht identifikimin dhe më vonë ia dorëzoi Izraelit një trup të konfirmuar se ishte i Bibas.
Hamasi i dorëzoi trupat privatisht, pa ceremoni publike, siç kërkoi Izraeli, ndryshe nga shkëmbimet e mëparshme.
Izraeli ka akuzuar Hamasin për ceremonitë "poshtëruese" të dorëzimit dhe për këtë arsye ka vonuar lirimin e të burgosurve fundjavën e kaluar për shkak të asaj që tha se ishte trajtimi mizor i pengjeve gjatë dorëzimeve.