Botë

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve të vrarë

pengje

Zyrtarët në spitalin më të madh funksional të Gazës, kanë thënë të mërkurën se janë kthyer 15 trupa palestinezë nga Izraeli, ndërsa shkëmbimet e përcaktuara në armëpushimin e brishtë të muajit të kaluar vazhduan pavarësisht akuzave për dhunë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka transportuar 285 trupa të mbajtur në paraburgim izraelit në Gaza që nga ndërmjetësimi i marrëveshjes së muajit të kaluar, megjithëse zyrtarët e shëndetësisë në Gaza kanë thënë se identifikimi i mbetjeve është i komplikuar nga mungesa e kompleteve të testimit të ADN-së.

Izraeli ende nuk ka zbuluar se sa trupa mban ose ku janë gjetur, por ka kthyer nga 15 sa herë që mbetjet mortore të një pengu izraelit janë kthyer nga Gaza,

15 të tillë u kthyen në Spitalin Nasser në Khan Younis të mërkurën, një ditë pasi militantët palestinezë në Gazë dorëzuan trupin e Itay Chen, një ushtar izraelit i vrarë në sulmin e 7 tetorit 2023.

Hamasi ia ka kthyer 20 pengje të gjallë Izraelit më 13 tetor. Prej atëherë ka rikthyer edhe 21 trupa.