Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra evakuimi për 25 fshatra të tjera në Libanin jugor, duke sinjalizuar një zgjerim të inkursionit të tyre tokësore në vend.
Deri më tani, në 76 fshatra në Libanin jugor janë lëshuar njoftime evakuimi nga IDF-ja që nga e marta, raporton CNN.
Zëdhënësi i IDF-së Avichay Adraee renditi emrat e 25 fshatrave të rinj të enjten, të cilat janë në zona që tani shtrihen më thellë në Liban, duke arritur deri në 45 kilometra brenda vendit.
Ai paralajmëroi qytetarët libanezë duke thënë se "për sigurinë tuaj, ju duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të lëvizni në veri të lumit Awali".
Të mërkurën, IDF-ja ka njoftuar se po dërgonte një divizion shtesë për të marrë pjesë në luftën e saj tokësore në Liban, duke përsëritur se fushata është "e kufizuar, e lokalizuar, dhe e shënjestruar".
Ndërkohë, ushtria libaneze ka bërë të ditur të enjten se një ushtar i Libanit është vrarë teksa po merrte pjesë në një mision evakuimi dhe shpëtimi me Kryqin e Kuq të shtetit.
-
Izraeli lëshon paralajmërim të ri, me 25% të Libanit nën urdhra evakuimi
-
Ushtria libaneze tërhiqet nga fshati jugor pas kërkesës së Izraelit për evakuim
-
Sulme izraelite në jug të Libanit pas urdhrave për evakuim në disa zona
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban
-
Izraeli lëshon urdhër të ri për evakuim në disa pjesë të Bejrutit