Forcat ajrore izraelite kanë kryer të premten sulme në zona të ndryshme të jugut të Libanit, ndërsa ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi për nëntë fshatra, përfshirë një zonë që deri më tani kishte shpëtuar nga shkatërrimet e mëdha dhe po strehonte mijëra persona të zhvendosur nga luftimet tremujore.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, të paktën gjashtë persona humbën jetën si pasojë e sulmeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParalajmërimet për evakuim detyruan qindra familje të largohen nga fshati Anqoun dhe zona e Aarnayas, në afërsi të fshatit me shumicë të krishterë Maghdoucheh, pranë qytetit jugor të Sidonit, raporton AP.
Sulmet ndodhën vetëm një ditë pasi lëvizja Hezbollah refuzoi marrëveshjen e fundit për armëpushim të propozuar mes Izraelit dhe qeverisë libaneze, duke kërkuar tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga territori libanez.
Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, aleat i ngushtë i Hezbollahut dhe ndërmjetësues në emër të grupit, deklaroi se pranon tërheqjen e Hezbollahut nga zonat në jug të lumit Litani, por vetëm nëse ajo shoqërohet njëkohësisht me largimin e trupave izraelite nga jugu i Libanit.
Lumi Litani, i cili ndodhet rreth 30 kilometra në veri të kufirit me Izraelin, përbën kufirin e një zone tampon të krijuar nga Kombet e Bashkuara pas luftës së vitit 2006, ku prania e Hezbollahut është e ndaluar. Aktualisht, trupat izraelite kanë depërtuar shumë më në veri të kësaj zone.
Në deklaratën e tij, Berri theksoi se armëpushimi duhet të jetë “i plotë dhe gjithëpërfshirës”, pa kushte apo kufizime në tokë, det dhe hapësirë ajrore. Ai gjithashtu kritikoi shkatërrimet e gjera të kryera nga ushtria izraelite në zonat jugore të Libanit.
Po ashtu, Berri kundërshtoi idenë e krijimit të të ashtuquajturave “zona pilot” të parashikuara në marrëveshje, si dhe kërkesat për një armëpushim të njëanshëm nga ana e Hezbollahut dhe tërheqjen e grupit nga zonat kufitare në jug të lumit Litani.
Zhvillimet e fundit tregojnë se përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve mbeten të brishta, ndërsa tensionet dhe operacionet ushtarake vazhdojnë në jug të Libanit.