Ushtria libaneze të shtunën tërhoqi trupat e saj nga një bazë në një fshat libanez jugor, pasi trupat izraelite përparuan në një zonë aty pranë.
Një zyrtar ushtarak tha se ushtria libaneze i zhvendosi forcat e saj nga kazermat e Kfar Tebnit pas një ndërhyrjeje nga forcat izraelite në zonë. Largimi nga kazermat e ushtrisë erdhi ndërsa ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim evakuimi për rreth 20 vende, duke përfshirë qytetin jugor të Nabatiyeh dhe fshatrat përreth.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia shtetërore e Lajmeve e Libanit raportoi sulme ajrore të shtunën në fshatra të ndryshëm pranë Nabatiyeh, në të cilën u vranë dy persona. Ajo shtoi se Nabatiyeh iu nënshtrua granatimeve me artileri të shtunën.
Herët të shtunën Izraeli lëshoi një paralajmërim urgjent për evakuim për 20 qytete dhe fshatra në Libanin jugor.
Në një postim në X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se për shkak të shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga Hezbollahu, ushtria izraelite po detyrohet të veproj kundër saj me forcë. Ai u kërkoi banorëve që të largohen urgjentisht dhe të zhvendosen në veri të lumit Zahrani.
"Kushdo që është i pranishëm pranë elementëve, objekteve dhe mjeteve luftarake të Hezbollahut rrezikon jetën e tij!" shtoi ai.