Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar paralajmërime të reja për njerëzit në jug të Libanit, duke u thënë të “jenë të kujdesshëm” meqë trupat janë duke sulmuar shënjestrat në rajon.
“Për sigurinë tuaj, e keni të ndaluar kthimin në shtëpi deri në lajmërimin e ardhshëm”, ka thënë zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee në platformën X. “Çdokush që niset për në jug, vendos jetën e tyre në rrezik”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzraeli tashmë ka lëshuar urdhra evakuimi në më shumë se 100 fshatra dhe lagje në të gjithë Libanin jugor - me një të katërtën e territorit libanez tani nën urdhrat e “zhvendosjes” ushtarake izraelite, sipas OKB-së.