Aktivistët pro-palestinezë thonë se të paktën 22 anije nga një flotilje që po transportonte ndihma për Gazën janë ndaluar nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit grek të Kretës.
Organizatorët e “Global Sumud Flotilla” (GSF) e dënuan këtë si “pirateri”. Ata thanë se personat në bord të anijeve janë kapur në mënyrë të paligjshme 965 km larg Gazës, e cila është nën një bllokadë detare izraelite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Jashtme e Izraelit ka thënë se rreth 175 aktivistë nga më shumë se 20 anije janë ndaluar dhe po transportohen drejt Izraelit. Ajo e hodhi poshtë flotiljen si një “manovër për publicitet”.
Të dhënat e ndjekjes së GSF-së treguan se shumica e 36 anijeve të mbetura në flotilje po lundronin afër bregdetit jugperëndimor të Kretës.
Flotilja është nisur dy javë më parë, me gjithsej 58 anije që u bashkuan nga Spanja, Franca dhe Italia, me synimin për të thyer bllokadën izraelite ndaj Gazës.
Të enjten, GSF-ja ka thënë se të paktën 22 prej tyre ishin “sulmuar nga forcat izraelite në shkelje të plotë të së drejtës ndërkombëtare”.
Një deklaratë e mëparshme ka thënë se forcat detare izraelite kishin “ndaluar anijet, bllokuar komunikimet, përfshirë kanalet e emergjencës, dhe kishin rrëmbyer civilë në mënyrë agresive”.
“Kjo është pirateri. Kjo është kapje e paligjshme e njerëzve në det të hapur pranë Kretës, një pretendim se Izraeli mund të veprojë me pandëshkueshmëri totale, përtej kufijve të tij, pa pasoja”, ka thënë GSF-ja.
Raportet izraelite thonë se marina ka paralajmëruar anijet të tërhiqeshin dhe mori kontrollin e atyre që nuk u bindën.
Ministria e Jashtme izraelite publikoi gjithashtu një video që, sipas saj, tregon aktivistët e ndaluar “duke u drejtuar në mënyrë paqësore drejt Izraelit” në bord të anijeve izraelite.
Izraeli këmbëngul se veprimet e tij janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Të mërkurën, Ministria e Jashtme izraelite ka thënë se flotilja ishte “asgjë më shumë se një manovër publicitare: një provokim pa ndihmë humanitare”.
Ushtria izraelite ka ndaluar edhe flotiljen e mëparshme të organizuar nga GSF-ja që të arrinte në Gazë tetorin e kaluar, duke arrestuar dhe më pas deportuar më shumë se 470 persona që ndodheshin në bord, përfshirë aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg.