Forcat izraelite ndaluan të premten anijen e fundit të flotës ndërkombëtare që kishte si synim thyerjen e bllokadës detare ndaj Gazës.
Anija “Marinette”, e cila po lundronte drejt territorit palestinez, u ndalua në orët e para të mëngjesit, një ditë pasi marina izraelite kishte ndërhyrë ndaj 41 anijeve të tjera, duke ndaluar rreth 450 aktivistë. Autoritetet izraelite thanë se aktivistët e ndaluar do të deportohen.
Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga “Marinette” treguan momentin kur trupat izraelite hipën në bord. Në një video tjetër, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, shihet duke u përballur me aktivistët dhe duke i akuzuar ata për mbështetje të “terrorizmit”, ndërsa tallte nismën e tyre humanitare.
Flota, e cila mbante sasi simbolike ndihmash për Gazën, përbënte përpjekjen më të madhe deri më tani për të sfiduar bllokadën e Izraelit ndaj këtij territori palestinez.
-
Trupat izraelite ndalojnë anijet e një flote që përpiqej të thyente bllokadën e Gazës
-
Aktivistët e flotës së ndihmave për Gazën dërgohen në Kretë pas ndërhyrjes së Izraelit
-
Izraeli kap pranë Kretës flotën e drejtuar për në Gazë dhe arreston 175 aktivistë
-
Izraeli ndalon shumicën e anijeve me ndihma të cilat ishin nisur për në Gazë
-
Izraeli ndalon 13 anije me ndihma për Gazën, arrestohet Greta Thunberg