Forcat izraelite goditën zonat në rripin qendror të Gazës, duke vrarë të paktën nëntë palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë, ndërsa tanket izraelite kryen një përparim të kufizuar në Rafah.
Në një sulm ajror të izraelit rreth mesnatës në një shtëpi në Al-Zawyda në rripin qendror të Gazës, tetë persona u vranë, thanë zyrtarët shëndetësorë.
E gjatë 24 orëve të fundit, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 81 palestinezë dhe kanë plagosur 198 të tjerë, ka njoftuar ministria e shëndetësisë e Gazës.
Ministria nuk bën dallim mes militantëve dhe civilëve në numrin e viktimave.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se trupat po vazhdonin aktivitetin operacional të saktë, të bazuar në inteligjencën në zonën e Rafahut.
Sipas saj, forcat izraelite kanë eliminuar atë që e quajti “celulë terroriste”.
-
Të paktën nëntë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza
-
Izraeli intensifikon sulmet, nuk ndalen vrasjet e palestinezëve
-
Sulmet izraelite vrasin të paktën 21 palestinezë në Rripin e Gazës
-
Të paktën 87 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24-orët e fundit
-
Të paktën 35 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë