Të paktën 87 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve ushtarake izraelite në të gjithë territorin e Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë lokalë.
Disa zyrtarë shëndetësorë palestinezë kanë thënë gjithashtu për agjencinë e lajmeve Reuters se numri i të vrarëve pranë pikës së shpërndarjes të ndihmave që drejtohet nga Fondacioni Humanitar për Gazën (FHG) është rritur në 21.
Zyrtarë të fondacionit privat, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, kanë njoftuar se 19 persona u shkelën për vdekje teksa një tjetër u godit me thikë gjatë kaosit në njërën prej qendrave të saj në Khan Younis, në jug të Gazës.
Dëshmitarët okular kanë treguar se rojet në vendngjarje hodhën gaz lotsjellës në drejtim të tyre pasi i kishin mbyllur portat e qendrës, duke e bllokuar popullatën civile mes portave dhe gardhit të jashtëm me tela.
-
Të paktën 60 të vrarë në Gazë në 24 orët e fundit
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
-
Të paktën 10 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Shkon në 111 numri i palestinezëve të vrarë në 24-orët e fundit
-
Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite