Ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuar, Tzipi Hotovely, ka mohuar pohimin e Libanit se lideri i ndjerë i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka pranuar një marrëveshje armëpushimi përpara vrasjes së tij.
“Hassan Nasrallah nuk ka rënë dakord për ndonjë armëpushim, është thjesht qesharake”, ka thënë Tzipi, duke folur për Sky Neës të Mbretërisë së Bashkuar të dielën.
“Le të mos flasim për qëllimet e mira të një organizate terroriste. Ata kanë zero qëllime të mira”, ka shtuar ajo.
Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib i ka thënë më parë CNN-ut se Nasrallah kishte rënë dakord për një armëpushim 21-ditor të mbështetur nga SHBA-ja, vetëm disa ditë para se të vritej nga Izraeli, deklaratë kjo e përsëritur edhe nga Rami Mortada, ambasadori i Libanit në Mbretërinë e Bashkuar.
Mortada ka deklaruar se plani i armëpushimit është "një tekst që është ende i detyrueshëm" për Libanin.
Edhe
Hezbollahu hedh poshtë armëpushimin Izrael-Liban
Ai ka shtuar se perspektivat për një armëpushim u prishën nga vrasja e Nasrallahut.
LEXO EDHE:
-
Hezbollahu thotë se nuk ka marrë iniciativë zyrtare për t'i dhënë fund luftimeve me Izraelin
-
Shtohen përpjekjet për armëpushim në Liban, thotë zyra e kryeministrit libanez
-
Hezbollahu mbështet përpjekjet e armëpushimit në Liban, thotë nënkryetari i grupit
-
Nasrallahu ishte pajtuar për armëpushim para se të vritej, thotë ministri i Jashtëm libanez