Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se e vlerëson mbështetjen ndërkombëtare për mbrojtjen e Izraelit nga sulmi i Iranit këtë javë, por ka deklaruar se vendi i tij do t’i marrë vetë “vendimet e veta”.
Netanyahu po ashtu ka falënderuar ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock për mbështetjen e vendit të saj për Izraelin, raporton “Associated Press”.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj, mbështetjen që i keni dhënë Izraelit gjatë sulmit të Iranit”, i ka thënë Netanyahu ministres Baerbock, gjatë takimit të tyre në Jerusalem të mërkurën.
Edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është takuar të mërkurën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, prej nga ka ripërsëritur thirrjen për mos përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme.
Ai ka thënë se qëllimi i tij kryesor është të përqendrojë sytë e botës në situatën e pengjeve dhe i ka kërkuar Hamasit që të pranojë një marrëveshje të përkohshme armëpushimi.
-
Netanyahu e pranon vështirësinë për të ndikuar në vendimet e Trumpit lidhur me Iranin
-
Netanyahu: Izraeli s'e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin
-
Netanyahu apel amerikanëve për përkrahje
-
Netanyahu: SHBA-ja dinte për planet e Izraelit për sulm
-
Netanyahun s’e bindin paralajmërimet e aleatëve: Izraeli do ta marrë nën kontroll tërë Gazën